Në këtë prag zgjedhjesh, kandidatja për partinë Bindja Demokratike në qytetin e Vlorës, Valbona Mezini, ka vizituar sot një familje në qytetin e Fierit. Ajo ka ngritur problematikën e emigracionit, dhe tha se familjet në këtë zonë janë harruar nga pushteti.
Mezini ndau shqetësimin e rritjes së emigracionit në këtë qytet, ndërsa theksoi se mungesa e shërbimeve ka larguar të rinjtë nga qyteti.
“Në 25 Prill, Bindja Demokratike, do bëj ndryshimin cilësor, për tu ndarë shqiptarët përgjithmonë, nga epoka e dinozaurëve të korrupsionit dhe oligarkisë”, tha kandidatja e Bindjes Demokratike.
Postimi i plotë:
“Varfëria dhe pamundësia e shërbimeve e shërbesave ka humbur shpresën e të rinjve në Zharrës të Fierit, dhe jo vetëm. Çdo familje në këtë zonë të bekuar nga Zoti por harruar nga pushteti, ka minimalisht 2 persona të larguar vitet e fundit në emigracion. Entela është nëna e 5 fëmijëve, 3 prej të cilëve janë larguar prej dy vitesh në emigrim(Itali), nga pamundësia ekonomike.
Kandidatja për deputete e Bindjes Demokratike, Znj.Valbona Mezini, ishte në familjen e saj, ku qau hallet me Entelën duke ndarë shqetësimin se emigrimi të rinjve është stimuluar nga politika e korruptuar 30 vjeçare që ka për protagonistë, miliarderët e pangopur, Rama-Basha-Meta.
Mezini u shpreh se ne 25 Prill, Bindja Demokratike, do bëj ndryshimin cilësor, për tu ndarë shqiptarët përgjithmonë, nga epoka e dinozaurëve të korrupsionit dhe oligarkisë.
Bindja Demokratike, nuk ka ngarkesa negative të qeverisjes, e si forcë e re politike synon të sjellë një erë të re për të rinjtë shqiptarë dhe Shqipërinë.”