Deputetja e PD, Oriola Pampuri ka komentuar deklaratën e ministres së Rinisë, Bora Muzhaqi lidhur me emigracionin e të rinjve dhe vullnetin e tyre për t’u rikthyer sërish në atdhe.
Muzhaqi nga Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë tha se të rinjtë që kanë emigruar jashtë po motivohen nga qeveria për t’u rikthyer dhe investuar në Shqipëri.
Pampuri deklaratën e Muzhaqit e ka konsideruar të paqenë, pasi sipas saj të rinjtë nuk mund të mbahen me programe sportive por me politika që i motivojnë dhe mbështesin për të qëndruar.
Sakaq shtoi se situata sociale-ekonomike e familjeve, ka bërë që vendit t’i largohen të rinjtë dhe profesionistët.
Pampuri: Të rinjtë nuk mbahen në vend me programe sportive por me politika që i motivojnë dhe mbështesin për të qëndruar. Duan të ikin se nuk ka meritokraci, paga dhe s’ka siguri, këto janë tre arsyet kryesore. Nuk mund të themi në këtë komision se të rinjtë janë motivuar që të kthehen, ju po pasi jeni ministre. Keni ardhur në rrethana të tjera, por 80% e studentëve nuk duhan të kthehen. Mos të themi gjëra të bukura dhe të pathëna. Duhet që situata sociale-ekonomike e studentëve të jetë e qetë, qeveria ka dështuar lidhur me menaxhimin për të mbajtur të rinjtë dhe profesionistët.