Disa të rinj u përplasën me efektivët e policisë një ditë më parë në sheshin ‘Fitorja’ në Fier.
Policia informon se ngjarja ndodhi më 2 Maj në orën 19:45. Shkak i konfliktit u bë mosbindja e të rinjve. Sipas njoftimit të policisë, patrulla e përgjithshme i kërkoi dokumentacionin e mjetit tip ‘Benz’ të riut me inicialet A.C, 21-vjeç. Ky i fundit i ka kundërshtuar dhe nuk iu është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Ky i fundit është proceduar penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në lidhje me një video të publikuar në një faqe në rrjetet sociale, ku thuhet se disa shtetas të rinj përplasen me Policinë në Fier, ju informojmë se: Në datë 02.05.2022, rreth orës 19:45, në sheshin “Fitorja”, Patrulla e Përgjithshme i ka kërkuar dokumentacionin e automjetit tip “Benz”, shtetasit A. C., 21 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, i cili i ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier shtetasin A. C. dhe në përfundim të veprimeve, 21-vjeçari është proceduar penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.