“Të ruajmë besueshmërinë dhe vrullin e reformave në rajon”, Rama takon Joseph Borrell në Abu Dhabi

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme ka takuar kryeministrin Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Borrell ka publikuar edhe një foto nga takimi i zhvilluar në Abu Dhabi, aty ku kryeministri Rama mbërriti një ditë më parë.

Krah fotos, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, shkruan se me Ramën ka diskutuar për zgjerimin e BE-së, Samitin e ardhshëm dhe shton se me rëndësi është që të ruhet vrulli i reformës në rajon si dhe besueshmëria tek Evropa.

Takova kryeministrin Edi Rama në në Konferencën e Politikave Botërore. Ne diskutuam për zgjerimin , Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete. E rëndësishme është të ruajmë vrullin e reformës në rajon si dhe besueshmërinë ndaj BE -së,”- shkruhet ndër të tjera në postim.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *