Serbia ka si detyrim fitoren ndaj Zvicrës, si e vetmja mënyrë për të ecur më tutje në Botërorin e Katarit.
Trajneri Stojkovic mund të mos llogarisë shërbimet e Milinkovic Savic. Mesfushori i Lazios ka probleme me kaviljen dhe ka gjasë që mos të jetë ndaj zviceranëve.
Në këto kushte, tekniku po mendon të gjejë zëvendësuesin. Nëse Savic nuk ia del, kjo do ishte një mungesë e madhe në një takim kaq të rëndësishëm.