‘Të shkallmohet dera’/ Alibeaj për dosjet e Sigurimit: Mos të kontrollohen nga një dorë e vetme, politika do i shantazhojë

Komisioni i Ligjeve është mbledhur këtë të hënë për të shqyrtuar projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar.

I pranishëm në këtë komision ka qenë dhe deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj i cili ka kërkuar hapjen e dosjeve të sigurimit, ku theksoi se këto të fundit të kontrollohen me kujdes.

Sakaq theksoi se dosjet nuk duhet të kontrollohen vetë nga autoriteti apo një dorë e vetme pasi mund të bien pre e shantazheve politike.

“Të shkallmohet dera, që mban të mbyllura dosjet e sigurimit. Dosjet të hapen pa asnjë kufizim, pra vetëm me kufizimin që të mos cënohet siguria kombëtare.  Ajo që po pretendojmë ne është shumë herë më tepër, jo vetëm të kontrollohet, por të mos kontrollohet nga një dorë e vetme. Nëse do të ndodhë që amendamenti ynë të pranohet, pra që çdo person ka të drejtë të marrë informacion dhe kopje të dokumentacionit dhe sigurimit të shtetit sipas ligjit, janë disa ligje që do të duhet të bien, pasi përjashtojnë të drejtën e çdo individi për informim për dosjet e Sigurimit. Nëse miratohet amendamenti ynë të gjitha këto dispozita minimalisht bien. Kur thuhet që i jepet vetëm të prekurve, apo të favorizuarve, fjala vetëm bie. Pra këtë duhet ta diskutojmë që tani, pasi nuk mund t’i rikthehemi edhe njëherë. Hapen dosjet për këdo dhe për secilin me kërkese të pamotivuar sipas ligjit për motivim? E vërteta është kjo, ka pasur një amendament nga ju për ligjin e dosjeve, dhe ishte vetëm një pikë që do të thotë shfuqizimi i pengesës që kushdo që është verifikuar njëherë, të mos jetë si pengesë. Dhe them se nuk ka moment më optimal për të diskutuar amendamentin tonë. Ju thoni që Autoriteti të mos pengohet nga Komisionet Mezini dhe Bezhani. Kjo ngjarje ka marrë udhë nga dokumentacioni i korrikut që doli nga Autoriteti që bënte fjalë për çështjen I.M. me urgjencë nga Autoriteti u vlerësua që ka një informacion dhe erdhi tek kryetarja e Kuvendit. Ishte ky moment ku ne depozituam diçka që hiqte çfarëdolloj mundësie që ky dokument të përdorej për shantazh. Autoriteti dhe kushdo tjetër nuk duhet të jetë e vetmja dore që të shohin dosjet sepse lehtësisht mund të bien pre e shantazheve politike. Tani si i bëhet që dosjet të shihen deri në fund pa asnjë kufizim dhe si i bëhet që të hiqet mundësia e abuzimit? Ka vetëm një mënyrë, të mos jetë Autoriteti e vetmja dorë që i sheh , por çdo person i Republikës së Shqipërisë që ka të drejtën të njihet me dosje e Sigurimit të Shtetit. Ne e paraqitëm në këtë mënyrë dhe momenti është tani.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *