‘Të shkretët’…/ Nga biçikleta te petullat. Ja ku dhe si i kaluan pushimet ‘modeste’ liderët politikë të Shqipërisë
Share
SHARE
Fillimi i shtatorit mbyll zyrtarisht pushimet e verës për politikën shqiptare! Figurat më të rëndësishme të politikës vendosën që edhe këtë verë të pushonin “shqip”, duke eksploruar kryesisht jugun e vendit.
Kreu i qeverisë, Edi Rama, i ka pasur të rralla daljet publike përgjatë muajit gusht, megjithatë është kapur “mat” nga qytetarët në jug të vendit. Vunoi, Dhërmiu dhe fshatra të tjerë të Vlorës ishin më të preferuarat e kryeministrit për të pushuar dhe për të marrë energjitë që i duhen për vitin e tij të 8 në pushtet.
Ndryshe nga kryesocialisti, kundërshtari i tij politik, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk është parë askund.
Ndoshta ka zgjedhur që të mos bëjë pushime por të fokusohet tek “lufta” ndaj qeverisë; ose ndoshta ka zgjedhur që të kalojë kohë me familjen, larg teknologjisë dhe mediave. Do të ketë kohë në shtator për të gjitha.
Së fundmi, por jo më pak i bujshmi, Damian Gjiknuri suprizoi të gjithë me “look-un” e tij. Pas videove teksa praktikonte boksin, Gjiknuri duket se nuk u ndal me aq.
Në Himarë, ku edhe po kalonte pushimet, qarkullonte me biçikletë, i veshur si një atlet i “Tour de France”. Mesa duket pushimet e thjeshta në bregun e detit duke u relaksuar në shezlong nuk bëjnë për të.