“Të shohim çfarë do të bëjë Saliu në fermën e kafshëve”/ Ngjela: Vetëm SHBA mund të shkatërrojë korrupsionin! Të gjithë kryeministrat kanë qenë të korruptuar

Avokati Spatak Ngjela ka akuzuar kryeministrat shqiptar të periudhës pas rënies së sistemit komunist, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, shkruan se të gjithë kanë qenë drejtues të korrupsionit. Sipas avokatit vetëm politika amerikane mund të godasë korrupsionin në Shqipëri, duke ngritur një shërbim sekret të quajtur Agjensi Antikorrupsion.

“Por kafshët e korrupsionit në Tiranë janë edhe të trashë nga mendja, edhe të trembur nga ligji që po u vjen pas koke, por janë edhe hajdutë. Prandaj menduan se do të trembnin politikën amerikane me urla kafshësh. “Me referendum do ta rrëzojmë ambasadoren” bërtiti Saliu në Fermën e Kafshëve, pronë e tij…Dhe kot. Pa forcë dhe pa një objekt për drejtimin në aksion të fermës. Të shohim, çfarë tjetër do të bëjë Saliu me fermën e kafshëve”, shkruan Ngjela.

Postimi i Ngjelës:

Të gjithë kryeministrat e Shqipërisë, pas rënies së komunizmit, kanë qenë drejtues të korrupsionit.
Të gjithë, që nga i pari e deri tek ky i fundit.
Tani korrupsioni në Shqipëri është fenomen drejtues.
Shoqëria ka pësuar një dëm të madh moral që nuk kurohet dot paqësisht, por vetëm me goditje të rënda penale dhe me një shërbim sekret të ngritur me ligj me emrin: Agjencia Antikorrupsion.
Këtë duhet të bëjë në Shqipëri politika ameriane: të na ngrejë Agjencinë Antikorrupsion. Një agjenci shërbimi sekret, në partnership me CIA -n amerikane, që të shkallmojë gjithçka korruptive në Shqipëri, që të gjurmojë kudo nëpër botë profesionalisht depozitat bankare të personave të pushtetshëm në Shqipëri, që të ketë kompetenca të mëdha ligjore deri në asgjësimin e fenomenit korrupsion në Shqipëri, që të vendosë rendin e ri ligjor antikrim në Shqipëri, që të shkatërrojë krimin e organizuar në Shqipëri dhe t’i japë mundësinë Shqipërisë që të fillojë me nxit zhvillimin e saj të progresit të pandërprerë ekonomik.
A do ta ndërmarrë politika amerikane këtë nismë ligjore për zhvillimin integral të Shqipërisë?
Unë them se duhet ta ndërmarrë, sepse një Shqipëri ligjore, të drejtë dhe pa korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë, është në interes të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë Bashkimit Evropian.
Dhe tani duhet të kujtohemi se të gjithë çakejtë e Saliut u hodhën kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, zonjës Yuri Kim. Nga frika, sigurisht.
Kurse ajo po jep një kontribut të madh për shpëtimin e shqiptarëve nga kafshët e egra të korrupsionit të lartë shtetëror. Por…
Asgjë nuk i bënë dot ambasadores Yuri Kim bandat mediatike të Saliut. Dhe politika e lartë amerikane u tall me ta dhe me Saliun.
Por kafshët e korrupsionit në Tiranë janë edhe të trashë nga mendja, edhe të trembur nga ligji që po u vjen pas koke, por janë edhe hajdutë. Prandaj menduan se do të trembnin politikën amerikane me urla kafshësh.
“Me referendum do ta rrëzojmë ambasadoren” bërtiti Saliu në Fermën e Kafshëve, pronë e tij…
Dhe kot. Pa forcë dhe pa një objekt për drejtimin në aksion të fermës.
Të shohim, çfarë tjetër do të bëjë Saliu me fermën e kafshëve.
Ai po kërkon që, Ferma e Kafshëve e shkrimtarit të madh anglez George Orwell, të drejtojë Shqipërinë…
Hahahahaha…
Asgjë nuk do të arrihet dot, sepse me atë fermë është tallur George Orwell 75 vjet më parë, që në vitin 1947…

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *