Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë të hënë në Durrës, pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri.
Shtetasi me iniciale A.K., ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.