Të shtëna me armë në Gjermani, raportohet për viktima

Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Hamburg të Gjermanisë.

Policia tha në një postim në Twitter se një operacion në shkallë të gjerë ishte duke u zhvilluar në zonën e Alsterdorf.

Ambulancat janë në vendngjarje dhe policia gjermane është në kërkim të autorëve. Sipas policisë së Hamburgut, të shtënat ndodhën në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait në rrugën Deelböge në lagjen Gros Borstel.

Banorëve aty pranë iu tha që të mos largoheshin nga shtëpitë e tyre në mes të operacionit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *