Katër persona, përfshirë një vajzë shtatëvjeçare, janë plagosur në një sulm me armë jashtë një funerali në veri të Londrës. Oficerët thanë se tre gra – të moshës 48, 54 dhe 41 – u dërguan në spital pas incidentit të së shtunës pasdite në Phoenix Road, afër stacionit Euston.
Detektivët treguan se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një kishe, ku po zhvillohej një varrim. Policia tha se të shtënat dyshohet se kanë ardhur nga një automjet në lëvizje. Një vajzë shtatë vjeçare u dërgua në një spital qendror të Londrës me lëndime që besohet se janë pësuar në të njëjtin incident.
Në një deklaratë të lëshuar në Twitter , policia e Camden tha se tani kishte një “prezencë të konsiderueshme policore” në zonë dhe se një hetim ishte duke u zhvilluar. Ende nuk është bërë asnjë arrestim.