Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Bajzë të Malësisë së Madhe.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia, e cila bën me dije se banesa e shtetasit me iniciale L.K., është qëlluar me armë në të cilën ka qenë vetëm djali i këtij të fundit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 31.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Peraj”, në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të murit rrethues të banesës së shtetasit L. K., në të cilën ka qenë vetëm djali i tij, shtetasi L. K., 19 vjeç. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.