Pesë persona kanë mbetur të vrarë dhe 18 të tjerë u plagosën nga të shtënat në një klub nate homoseksualësh të shtunën mbrëma në Kolorado Springs, Kolorado.
Sipas “Reuters’, personi i cili dyshohet se hapi zjarr është arrestuar, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar mbi ngjarjen dhe shkaqet që çuan në këtë bilanc.
Por ky nuk është rasti i parë i sulit të klubit të homoseksualëve. Në vitin 2016, një person i armatosur vrau 49 persona në një klub nate homoseksualësh në Orlando, Florida, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia. Në atë kohë ishte vrasja masive më e rëndë në historinë e fundit të SHBA.