Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos” në një lokal.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktimë ka mbetur banakierja e lokalit. Ajo është qëlluar aksidentalisht nga autorët.
Në spitalin e Traumës kanë mbërritur 5 persona. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë.
Ende nuk ka të dhëna zyrtare nga Policia e Shtetit.