Mediat amerikane raportojnë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Washington, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri
Mësohet se kanë mbetur të plagosur dy nxënës, ndërsa është arrestuar autori, një 15-vjeçar.
Dy nxënësit u transportuan në një spital aty pranë.
Shefi i policisë Robert Contee tha se të shtënat u raportuan pak para orës 10 të mëngjesit të së mërkurës pranë Shkollës Publike IDEA.
Contee tha se tre nxënësit e përfshirë ishin larguar të gjithë nga shkolla më herët në mëngjes. Contee tha se menjëherë pasi studentët u larguan nga shkolla, ata u përfshinë në një konflikt. 15-vje}ari qëlloi me armë në drejti të dy të tjerëve, duke i lënë të plagosur.