Një sulm me armë në një supermarket në Florida ka sjellë vdekjen e tre personave. Sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Palm Beach, të shtënat ndodhën pak pas orës 11:30 me orën lokale, rreth 15 milje në perëndim të Palm Beach.
Fillimisht nuk ishte e qartë se kush ishte vrasësi i dyshuar, por autoritetet identifikuan tre viktimat si një burrë, një grua dhe një fëmijë.
Asnjë detaj tjetër, përfshirë dhe mënyrën se si vdiq autori, nuk dihet ende.