Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Shëngjin.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë portit.
Dyshohet se si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi Ardian Nikulaj. Ai rezulton të ketë qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2021. Nikulaj zotëron disa biznese.
Pritet zbardhja e detajeve të reja nga ngjarja.