Të shtëna me armë në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të bypass-it të këtij qyteti.

Burime nga policia bëjnë me dije se nuk raportohet për të plagosur.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *