Të shtëna me armë zjarri pranë universitetit në Shkodër, plagoset ish-kryetari i komunës së Velipojës, Pashko Ujka. Nuk dihen ende detaje të tjera lidhur me plagosjen e ndodhur, e as gjendja shëndetësore e të plagosurit. Mësohet se i plagosuri ka marrë një plumb në shpinë, pranë shtyllës kurrizore.
Ish-kryetarit të komunës së Velipojës, Pashko Ujka i është bërë pritë pranë shtëpisë së tij në parkun e qytetit, në zonën e quajtur dollari. Persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar teksa ka qenë duke hyrë ose duke dalë nga shtëpia. Ngjarja ka ndodhur ne qender te qytetit te Shkodres ne afersi te Kishes Ortodokse.
Kujtojmë që Ujka ka qenë i kërcënuar edhe më herët, pasi është hapur zjarr drejt banesës së tij, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Motivet e kësaj ngjarje dyshohen për shkak të detyrës që ka mbajtur Ujka në ish-Komunën e Velipojës.
Shkodër/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.
/Priza.al/