Të shtënat me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së shtunës në hyrje të Dobraçit dhe thuhet se si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Ai aktualisht ndodhet në spital ku po merr ndihmën e parë.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po bën vlerësimet e duhura për përcaktimin e rrethanave të saj.