Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në afërsi të Niklës.
Mësohet se fillimisht ka pasur të shtëna me pistoletë, 5-6 herë dhe më pas të shtëna me kallshikov. Të shtënat me armën automatike janë shoqëruar me të shtëna të tjera me pistoletë.
Ende nuk ka një reagim nga policia. Janë banorë të zonës ata që kanë konfirmuar./Priza.al