Të paktën 10 persona u plagosën nga të shtënat në Miami gjatë xhirimeve të një videoklipi nga reperi i njohur French Montana.
Siç raporton ‘7News’, ngjarja ka ndodhur në restorantin ‘The Licking’, në zonën e Miami Gardens. Policia e zonës dhe njësitë e shpëtimit nga zjarri iu përgjigjën njoftimeve për të shtëna në restorant pak para orës 20:00, mbrëmjen e djeshme.
Lokali është rrethuar nga makinat e patrullës së policisë, ndërsa në vendngjarje ndodhen edhe ambulancat.
#BreakingNews
At least 10 injured after shooting ‘The Licking’ restaurant in Miami Gardens, Florida. #Shooting reportedly occurred during the filming of a French Montana video shoot.#Florida #Miami #MiamiGardens pic.twitter.com/ZpJUsgJtfb
— Bharat Verma 🇮🇳 (@Imbharatverma) January 6, 2023
Ndërkohë, policia e Miami Gardens nuk e ka konfirmuar ende numrin e të plagosurve.
“Ne jemi ende duke punuar. Po, ka të shtëna të shumta.Ne ende po punojmë në vendin e krimit. Ne nuk mund t’i konfirmojmë numrat në këtë moment sepse gjithçka është ende e freskët dhe ata janë ende duke hetuar”,- tha Detektivja e MGPD Diana Gorgue për 7News.
Ndërsa mjekët ndihmës kanë dërguar katër të plagosur në Qendrën e Traumës Ryder. “Kemi pasur gjithsej 10 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Katër erdhën vetë në spital dhe ne kemi trajtuar tashmë gjashtë të cilët janë transportuar”, tha një i shpëtuar.