Një sherr për motive pronësie ka ndodhur në Belsh.
Mësohet se shtetasi me iniciale D.H., 37 vjeç ka qëlluar 1 herë me armë zjarri pistoletë në ajër drejt shtetasit K.C., 29 vjeç, dhe më pas është larguar.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Çepe, Belsh, shtetasi D.H., 37 vjeç, banues në Belsh, gjatë një konflikti për motive pronësie me shtetasin K.C., 29 vjeç, banues në fshatin Çepe, Belsh, dyshohet se ka qëlluar 1 herë me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar.
Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.