Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesnatën e kaluar në qendër të qytetit të Elbasanit, në zonën e quajtur Gurabardhi, pikërisht në lagjen e quajtur Parizani Dyli Haxhire.
Autorët kanë qëlluar nga një mjet i cili ishte në ecje, por nuk dihet se kush ishte shënjestra e tyre. Deri më tani nuk është raportuar për të plagosur apo viktima.
Policia dhe grupet e kontrollit mbërritën në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e saj dhe vënien para drejtësisë të autorëve. Ende nuk ka informacion më të detajuar për sulmin me armë që ndodhi.
/Priza.al/