Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pak minuta më parë në Kamzë.
Uniformat blu bëjnë me dije se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ndërkohë nuk raportohet për persona të lënduar.
Sakaq, ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Donald Trump’, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.
Njoftimi i policisë:
Në Kamzë, Tiranë, një shtetas ende i paidentifikuar, duke lëvizur me një motomjet, ka qëlluar me armë zjarri.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.