Në Malin e Moravës në Korçë raportohet një konflikt i ndodhur në mëngjes midis disa të rinjve, teksa ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Ngjarja është mar vesh pasi një grua ka telefonuar Policinë, duke njoftuar se është dëmtuar me thikë. Pretendohet se zonja është nëna e një nga të rinjve e cila është përpjekur të shuaj grindjen. E plagosura është jashtë rrezikut për jetën.
Policia është ende e paqartë për rrethanat e kësaj ngjarje por ka arritur të kapi një nga autorët si dhe gjendjen e armës.
Konflikti mendohet se ka ndodhur për arsye banale, dhe gjatë sherrit njëri prej të rinjve ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar në ajër.