Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, dy të plagosur, një prej tyre i mitur

Në fshatin Drajkovc të Shtërpcës dy persona, njëri rreth 11 vjeç dhe tjetri rreth 31 vjeç janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri nga persona të paidentifkuar të cilët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se dy të lënduarit janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë janë dërguar me autoambulancë në qytetin e Graçanicës.

Njoftimi i policisë:

“Sot, rreth orës 15:19 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Drajkovc të Shtērpcës dy persona, njëri rreth 11 vjeçar dhe tjetri rreth 31 vjeçar janë plagosur nga arma e zjarrit nga personi/persona të panjohur i cili/të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Dy të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar me autoambulancë për në qytetin e Graçanicës. Të dy të plagosurit nga informacionet që kemi janë jashtë rrezikut për jetë”

Polica ka nisur hetimet dhe punën për kapjen e personave të dyshuar. Aktualisht rruga për në Shtërpcë është e bllokuar nga të dy drejtimet e lëvizjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *