Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Kurbinit.
Ngjarja u regjistruar në fshatin Gjormë, ndërsa bëhet e ditur se ka mbetur i plagosur një person.
I plagosuri është nisur menjëherë për në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Pak minuta pas ngjarjes, autorit i janë vënë prangat.
Ende nuk ka detaje në lidhje me ngjarjen, ndërkohë forca të shumta policie kanë shkuar në vendin ku janë raportuar të shtënat dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.