Një sulm me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në komunën Haraçinë të Kumanovës. Sipas raportimeve është qëlluar drejt kryetarit të Komunës.
Të plagosur kanë mbetur dy persona, Eshtref Selimi dhe Adnan Ajdini, të cilët gjenden momentalisht në urgjencën e Shkupit.
Një person i dyshuar për ngjarjen ka qëlluar me 20 plumba dhe më pas ka ikur me një automjet tip ‘Golf’ nga vendi i ngjarjes.
Policia po vijon hetimet në vendin e ngjarjes si dhe po punon për kapjen e autorit. Të plagosurit janë nëpunësi i Komunës dhe shoferi i kryetarit të Komunës.
Plumbat kanë pasur si qëllim të godasin kryetarin i cili së bashku me dy personat e plagosur ka qenë në një automjet.