Një banesë në zonën e Prezës është qëlluar me breshëri arme gjatë orëve të para të mëngjesit. Fatmirësisht, nga ta shtënat në shtëpinë e shtetasit N.S., nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa ngjarja ka tronditur familjarët.
Policia ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë në zonë, që mund të çojnë drejt identifikimit të autorit/autorëve.
Njoftimi i policisë:
Gjatë natës, në Prezë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit N.S, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.