Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Mushan të Shkodrës, Njësia Administrative Dajç.
Është identifikuar i plagosur, 24-vjeçari Isak Mehmedaj, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Informacion paraprak
Më datë 09.10.2021, rreth orës 08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjeksore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.M, 24 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor me marrjen e njoftimit janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes.
/Priza.al/