Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Velipojë. Si pasojë ka mbetur i plagosur Pjerin Brushtulli 48-vjeç, banues në Shkodër.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri ka një marrë një plagë në pjesën e barkut dhe është transportuar ne spitalin e Shkodrës.
Grupi hetimor është nisur drejt vendngjarjes dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Velipojë/ Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në Velipojë, në afersi të një resorti, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, shtetasi Pjerin Brushtulli 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili po transportohet për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër , është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes me qëllim identifikimin e autorit/ëve.