Zbardhet dëshmia e parë të një turisti norvegjez, i cili ishte i pranishëm në plazhin e Radhimës në Vlorë në momentin që u dëgjuan të shtënat nga armë zjarri.
Turisti thotë se dëgjoi 2 deri në tre të shtëna dhe se u largua menjëherë nga vendi pas të shtënave.
Ai tha se nuk e di nëse ka të plagosur dhe se u frikësua nga ngjarja.
“Dëgjuam të shtënat, dhe ikëm me vrap. Ka pasur 2, 3 të shtëna. Nuk kemi parë asgjë tjetër. Nuk e di nëse është plagosur njeri. U frikësova. Kam ardhur me familjen këtu”, tha turisti.
Kujtojmë se në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Sipas burimeve dyshohet për një të plagosur, ndërkohë policia sqaron se po kryen kontrolle në terren për të gjetur nëse ka persona të dëmtuar.