Të shtënat në Lushnje/ Ngrihen pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit

Policia e Lushnjes ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në Lushnje, ku pas të shtënave me armë u raportuar se mbeti e plagosur, Bajame Seneja, 60-vjeç.

Uniformat blu bëjnë me dije se autori është identifikuar dhe se janë ngritur të gjitha pikat e kontrollit për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:20, në fshatin Ballagat, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja B. S., 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *