Armiqësi me shumë se sportive mes tifozëve të Sigal Prishtinës, “Plisat” dhe atyre të Trepçës, “Torcida” , të tejkalohet!
Të shtrihet dora e pajtimit mes “Plisave” dhe “Torcidës” siç ndodhi mes “Shvercerave” të FC Shkupit dhe “Ballistëve” të FC Shkëndijes.
“Plisat” dhe “Torcidat” e kanë forcën, që të ulen së bashku në një tavolinë, t’i tejkalojnë armiqësitë.
E para, kryesitë e dy tifozerive të bisedojnë mes vete dhe të shtrijnë dorën e pajtimit.
E dyta, të organizojnë një ndeshje futbolli apo basketbolli, të luajnë mes vete.
E treta, të organizojnë një ndeshje basketbolli, Trepça – Sigal Prishtina, së bashku pa dallim, të anojnë dhe të krijojnë një spektakël ashtu siç i ka hije sportit.
E katërta, “Shvercerat” dhe “Ballistët” u pajtuan, më lehtë e kanë edhe vet “Plisat” dhe “Torcida”.
E pesta, kreu i “Plisave” dhe ai i “Torcidës”, të ulen së bashku dhe të bisedojnë, të tejkalojnë të gjitha armiqësitë mes këtyre tifozëve, të pajtohen dhe t’i tregojnë opinionit se këta tifozeritë me të vjetra në Kosovë, janë shembulli më i mirë se si veprohet dhe tejkalohen keqkuptimet dhe shtrihet dora e pajtimit.