Kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e sotëm në seli drejtuesit e qarqeve. Fokusi ishte tek diaspora, teksa në 11 Janar hapet procesi i regjistrimit për shqiptarët që jetojnë jashtë dhe duan të marrin pjesë në procesin e votimit në 11 Maj.
Kreu i PS-së ka vendosur që ditën që do të nisë procesi i regjistrimit, pra të shtunën, drejtuesit politikë të disa qarqeve të shkojnë në Greqi dhe Itali ku ndodhet pjesa më e madhe e kontingjentit të votuesve.
Drejtuesit politikë të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës së bashku më kryetarët e bashkive respektive do të udhëtojnë drejt Athinës. Ndërsa në Itali do të jetë drejtuesi politik për Diasporën së bashku me disa kryetarë bashkish.