Ditën e Shtunë, datë 07.05.2022, ora 10:00, në mjediset e kompleksit “Xibraku” në Tiranë do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë.
Rendi i ditës së mbledhjes do të jetë:
1. Hapja e punimeve të Asamblesë nga Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri.
2. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA. Sesioni organizativ
3. Prezantimi i ndryshimeve në Librin e Rregullave në zbatim të Statutit të ri të miratuar në Kongresin e datës 9.04.2022.
4. Propozime/shtesa në draftet e rregulloreve dhe votimi i tyre.
5. Miratimi i agjendës politiko/organizative dhe plan-veprimi i strukturave deri në zgjedhjet vendore 2023.
6. Prezantimi dhe miratimi i projektvendimit për kuotizacionin e anëtarësisë së partisë për vitin 2022.
7. Vendimi për plotësimin e vendeve vakante në Asambleně Kombëtare. 8. Diskutime të lira
9. Mbyllja e punimeve të Asamblesë.