Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i ka kërkuar deputetëve të mazhorancës të arsyetojnë dhe “të sjellin seancën në binarë”. Sipas saj, kryeministri duhet të japë llogari dhe transparencë në mënyrë që parlamenti ti kthehet normalitetit dhe t’i përmbahet rendit të ditës.
“Qeveria nuk mund të fshihet përjetësisht, të vijë të bëjë transparencë, të tregojë çfarë ka ndodhur në akuzën e skandalit të McGonigal. Kemi 3 javë nuk flasim për buxhetin. Njerëzit presin që ne të flasim për qytetarët. Duam të flasim për transparencë, për përjashtimin e kryetares së kuvendit se është kërkesë e opozitës.
Kjo sjellje e juaja nuk ju bën as ju as qytetarëve dobi. Ju s’po i jepni zgjidhje as ne. Ta sjellim seancën në binarë. Unë besoj që jemi këtu për të folur për qytetarët kështu që na lejoni.”- tha Tabaku.