Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka debatuar me ministren e Kulturës, Elva Margariti në lidhje me “Projektligjin për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.
Turp-Turp kanë qenë fjalët përsëritëse të Zhupës ndaj Margaritit, duke vënë edhe njëherë në vëmendje vërejtjet ndaj projektligjit.
Sakaq, kjo e fundit e konsideron atë si marrëveshje sekrete.
Pjesë nga dialogu:
Ina Zhupa: T’ju vijë turp, pse është marrëveshja sekrete
Elva Margariti: Fondacioni i posaçëm do të kontribuojë në arkën e shtetit, hera e parë që ndodh diçka e tillë,
Ina Zhupa: Përgjigju, pse është marrëveshja sekrete.
Elva Margariti: Marrëveshja e administrimit do të sigurojë.
Ina Zhupa: Pse është, përgjigju, pse është sekrete marrëveshja