Autorja e programit “Për’puthen” ishte e ftuar te emisioni “Open” për të diskutuar rreth 2021 dhe pritshmërive të këtij viti të ri.
Olsa ndodhej në një lidhje të drejtpërdrejtë kur u pyet nga prezantuesja e ‘Shqipëria Live’ se është komentuar fakti që ajo, opinionisti Arjan Konomi dhe prezantuesja Bora Zemani janë të papërputhur akoma.
Erjona: Ka një kuriozitet të madh, keni përputhur dynjanë! Jeni të tre beqarë?! A do të kemi përputhje për ju të 3 këtë 2022?
Olsa: Kam përshtypjen Erjona se ky është mallkimi mund ta quaj, i të gjithë atyre që bëjnë “Për’puthen”. Nuk përputhen vetë derisa të përputhin gjithë dynjanë.
Eni Vasili: Epo derisa të rrini gjithë ditën te “Për’puthen” s’keni për tu përputhur.
/Priza.al/