“Të tre grabitësit, me të shkuar kriminale”, policia jep detaje tronditëse lidhur me vrasjen e 20-vjeçares në Greqi

Grabitësit të cilët i morën jetën një 20-vjeçare në Greqi kanë qenë profesionistë dhe me një të shkuar kriminale. Autorët duket se e kishin mirëmenduar aktin e rëndë të vrasjes së nënës së një fëmije 11 muajshe, ndërsa e mbytën me duart e tyre.

20 vjeçarja Caroline Crouch u vra nga disa grabitës më 11 maj. Bashkëshorti dhe vajza e tyre 11 muajshe arritën të shpëtonin nga sulmi makabër i tre personave të armatosur të cilët vodhën 15 mijë euro dhe sende me vlerë.

Ja se çfarë ka thënë policia greke në lidhje me këtë ngjarje makabre.

“Të tre grabitësit janë profesionistë. Ata kanë atë që ne e quajmë një e kaluar kriminale. Kanë kaluar nëpër burgje dhe siç doli, ata janë njerëz me një element të fortë anti-shoqëror dhe një mungesë të plotë të emocioneve. Akti i neveritshëm konsiston kryesisht në rrethanat e vrasjes dhe së dyti në mekanizmin e vdekjes.

Kjo do të thotë se ndërsa kishin armë, përdorën duart e tyre. Në vdekjen mbytëse ku ka një kontakt të zgjatur fizik, autorët e krimit kanë mundësinë të tërhiqen. Por ata nuk e bënë këtë, dhe e lanë praktikën të evoluonte derisa të përfundonte.

Dhe kjo tregon qartë qëllimin e tyre për të vrarë. Në një grabitje, pyetja është paraja. Krimi është i panevojshëm për këtë qëllim. Nuk ishte e nevojshme të vritej për të arritur qëllimin. Dhe kjo është një grabitje e dështuar. Ata morën paratë, por u akuzuan për vrasje. Një krim që do t’i dërgojë ata pas hekurave për shumë vite”, kështu i ka përshkruar autorët, policia greke.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *