Ambasada Amerikane ka ripërsëritur mbështetjen për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada ka pasqyruar takimin e këshilltares së OPDAT, Michelle Lakomy me anëtarët e KLP ku është diskutuar vendosja e standarteve etike dhe rregullave të sjelljes për prokurorët si një nga përparësitë e KLP-së për vitin 2021.
“Rregullat e etikës do të udhëheqin sjelljen e prokurorëve, brenda dhe jashtë detyrës, dhe do të jenë një mjet thelbësor në forcimin e besimit të publikut në sistemin e ndjekjes penale”, theksoi Ambasada në njoftimin e saj.