Banorët e fshatit Zvezdë të Maliqit janë shprehur të tronditur nga ngjarja e rëndë e një dite më parë ku babai vrau djalin me çekiç, pasi ai tentoi ta hidhte në pus.
Viktima, Hamdi Bylykbashi i divorcuar nga bashkëshortja, jetonte jashtë shtetit, ndërsa kishte disa muaj që ishte kthyer nga Franca.
Babai i viktimës, Shefki Bylykbashi është vënë në prangat e policisë, si i dyshuari kryesor për ngjarjen e rëndë.
50- vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit për në spitalin e Korçës, nga dëmtimet që kishte marrë në kokë.
Fillimisht familjarët e tij kanë deklaruar se 50-vjeçari, duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë.
77-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Banorët të veshur me të zeza dhe me lule në duar kanë shkuar në ceremoninë mortore.