“Të vizatosh dhimbjen”, si u përpoq 9-vjeçarja te tregonte mamanë monstër

Psikologia e fëmijëve Christina Bogiatzis kishte analizuar më parë pikturat e vogëlushes 9-vjeçare. Ajo kishte bërë një interpretim, të cilin e kishte postuar në rrjetet sociale. Sipas Protothema, kjo gjë kishte shkaktuar zemërimin e mamasë “monstër” Roula Pispirigou dhe i kishte kërkuar psikologes që ti kërkonte falje.

“Fjala është për dy piktura, një me zemër dhe një në të cilën fëmija bën lëkundje, të cilat kanë një koherencë të brendshme, domethënë në të dyja pikturat shohim frikë, shohim një fëmijë, i cili largohet nga ajo që jeton.“- tha  Bogiatzis.

Pema në një nga pikturat e Georgina përshkruan trekëmbëshin. Fotografia me zemër përshkruan dy figura. Në të djathtë është një zog-engjëll që sipas psikologes është Irisi dhe në të majtë, siç pretendon ajo, Roula Pispirigou.

“Kjo shihet nga dora që ka në mes, lëvizje që zakonisht nënat e bëjnë kur bërtasin”, tha psikologia e fëmijëve.

Zonja Bogiatzis shpjegoi një tjetër arsye pse duket se figura e majtë e pikturës me zemër, është nëna.

“Asnjë fëmijë nuk e lyen nënën me kokë të zezë. Ai mund ta lyejë me gojën e zezë kur ajo bërtet, por kurrë me kokë të zezë. Koka e zezë tregon frikën, dominimin, vdekjen . “-vijoi psikologia.

Ndërkohë, pak pasi 33-vjeçarja u arrestua për vrasjen e 9-vjeçares Georgina, psikologia e fëmijëve bëri një postim tronditës për nënën e tre fëmijëve. Duke postuar analizën e saj në mediat sociale në fillim të këtij muaji, Bogiatzis argumentoi se nuk është e mundur që një fëmijë ta pikturojë nënën e tij si engjëll kur është gjallë.

Një element akoma më i fortë në analizën e pikturës së vogëlushes është “dedikimi” i saj, i cili nuk i drejtohet nënës së saj, ndonëse ishte bërë për ditëlindjen e saj dhe ishte një dhuratë nga vogëlushja për të. Piktura e Georginës titullohet “Për ty”, pra i dedikohet atyre që mund të kuptonin “mesazhet” e saj sekrete dhe ta ndihmonin, për ta shpëtuar nga rreziku që ndjente se i drejtohej. Ndërkohë babai i saj nuk ishte prezent në asnjë element të pikturës së 9-vjeçares.

Interpretimi i pikturës

Sipas Bogiatzis, në pikturën e Georginës transmetohen disa mesazhe, pozicioni i një fëmije në krevat në ngjyrë blu tregon se ndihet e pasigurt. Lëkundja tregon se ajo mbetet fëmijë, është dinamike dhe i pëlqen të luajë. Forma e pemës tregon se ajo ndjehet në  rrezik por nuk mund ta shprehë  me fjalë. Ngjyra e verdhë tregon pozicionin e saj dhe aftësinë për të lëvizur dhe parë nga një kënd tjetër./Priza.al


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *