Të vjedhura në Britani me destinacion Shqipërinë, sekuestrohet në kufirin gjerman makina luksoze

Automjetet luksoze janë shënjestra e preferuar e hajdutëve, këtë e ka konfirmuar së fundmi edhe Inspektoratit të Policisë Kufitare të Piding, Gjermani.

Raportohet nga mediat gjermane se në dy javët e fundit, tre automjete të tilla janë kapur pranë Walserberg.

Si fillim ekuipazhi i patrullimit ra në gjurmët e një Range Rover Sport të regjistruar në Britani më 17 tetor, ku shoferi 49-vjeçar, i cili është britanik, tha se e kishte marrë hua automjetin nga një mik dhe ishte nisur për në Shqipëri.

Një tjetë automjeti A8 u kontrollua pranë Angerit, u konstatuan manipulime të numrit të shasisë që ishte futur.

Megjithatë, “identiteti i vërtetë” i automjetit u përcaktua në fund nga hetuesit e mjeteve motorike të trajnuar posaçërisht nga GPI Piding.

Një pyetje në sistemet ndërkombëtare të kërkimit zbuloi një vjedhje nga Britania e Madhe në korrik 2022, për këtë arsye shoferi u arrestua përkohësisht, ndër të tjera, për falsifikim dokumentesh.

Pas përfundimit të masave policore ai ka mundur të vazhdojë rrugëtimin
Fuoristrada e vjedhur me vlerë tregu 75 mijë euro është siguruar dhe për momentin po mbahet në GPI.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *