‘Të zbarkojë flota amerikane…’/ Nga akuzat për Metën, Bashën, te mbrojtja e SPAK, Rama përplaset me Rakipin. Debatet  

Kryeministri Edi Rama, tha mbrëmjen e sotme në “MCN Tv” se, LSI është sot një parti e papërdorshme për punë të mira. Rama tha se, kur ka qeverisur me LSI janë bërë shumë punë të mira, por bashkë me kohën kanë rrjedhur shumë gjëra, përfshi edhe Ilir Metën.

“Sot Ilir Meta ka rrjedhur, këtë e di e gjithë Shqipëria. LSI është bërë një parti e papërdorshme”,- tha Rama.

Gjithashtu, Rama nuk ka lënë mënjanë duke akuzuar Bashën se, nuk është lider i Partisë Demokratike.

“Nuk është lider i PD-së. Sali Berisha ishte një lider me karakter, pavarësisht se e ka të mbrapshtë. Por Lulzim Basha nuk është lider. E mbani mend mblidhte njerëzit në protesta, i thoshte rezistoni rezistoni, dhe më pas dilte si një kukull Barbi, sikur nuk kishte ndodhur asgjë”,- tha Rama.

Kryeministri tha se është një mbështetës pa kushte i reformës në drejtësi, sepse nuk ka stres nga drejtësia.

“Nëse unë kam kapur reformën në drejtësi, atëherë i bie që kam kapur SHBA dhe BE dhe kjo është shumë për mua”,- tha Rama.

Gjatë debatit, drejtuesi i emisionit Ylli Rakipi, e pyeti Ramën se, si ka mundësi që SPAK nuk ka marrë në konsideratë asnjë nga dosjet e depozituara nga opozita, Kryeministri tha se SPAK ka çuar në gjykatë dosje që lidhen me këto akuza.

“SPAK është një krijesë e porsalindur, por ka dhënë sinjale shumë të mira”,- tha Rama, ndërsa Rakipi iu përgjigj “foshnja në djep mbytet”.

“Po pse ju mendoni se Presidenti Trump do merrej me reformën në drejtësi në Shqipëri, ato zyrtarët e dorës së fundit kanë sjellë, që ju mund ti keni kapur, përmes lobingjeve”,- u shpreh Rakipi.

Në anën tjetër, Rama iu përgjigj se “qëndrimet e DASH nuk ndryshojnë përmes lobingjeve”.

“Keni 30 vjet që bëni foto me senatorë dhe kongresmenë amerikanë, pse i bëni këto foto?”,- vijoi replikën gazetari, ndërsa Rama tha se, “fotot janë një kënaqësi e tejkaluar shumë e shumë kohë më parë”.

/Burimi: MCN TV/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *