Detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur së fundmi janë zbardhur në Golem të Kavajës ku u gjetën të vdekur në katin e dytë të pallatit shtetasit Mihal Jani 60 vjeç dhe Anila Llalla 50 vjeçe të cilët mendohen se bashkëjetonin së bashku kohëve të fundit.
Sipas informacioneve, Anila Llalla është larguar nga banesa që në datën 25 nëntor të këtij viti dhe djali i saj ka bërë një kallëzim gjatë pasdites së djeshme në Komisariatin e policisë ku deklaronte se e ëma ishte larguar nga banesa.
Siç mësohet, djali i Mihal Janit e ka marrë në telefon vazhdimisht babain e tij por ky i fundit nuk i përgjigjej. Pasditen e sotme, ka shkuar në shtëpinë që kishin në Gikem dhe pasi nuk ka mundur të hapte dot derën ka kërkuar ndihmën e policisë dhe zjarrfikëses të cilët i kanë gjetur të dy shtetasit përtokë pa shenja jete.
Pista kryesore e dyshimit është rrjedhja e gazit, pasi mbrëmjen e djeshme fqinjët e kishin ndjerë aromën erën. Deri më tani mendohet se vdekja u ka ardhur që mbrëmjen e djeshme.
/Priza.al/