Dy të miturit shqiptarë Kristian dhe Amantia Toska janë gjetur afro nëntë muaj pas zhdukjes së tyre. Ata janë gjetur në komunën Caldas da Rainha në Portugali, 100 km larg Lisbonës. Fëmijët ishin nën shoqërinë e babait të tyre shqiptar, i cili është vënë në pranga pasi akuzohet për sekuestrimin e dy të miturve.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Policia Kombëtare e Portugalisë me anë të një njoftimi zyrtar. Mësohet se fëmijët shqiptarë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Falë punës investigative dhe gjurmimit të policisë, është bërë e mundur arrestimi i babait të dy fëmijëve të zhdukur. Ai u prangos në Veri të Lisbonës në Portugali. Fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore,”- shkruhet në njoftim.
/Priza.al/