Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmë dhe nga Kosova për gjetjen e Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit në Sarandë.
Policia shqiptare ka dyshime të shtuara se ata janë vrarë dhe groposur në zonën e Ksamilit. Për shkak se sipërfaqja ku mendohet se mund të gjenden trupat e tyre është tepër e madhe, policia shqiptare ka kërkuar ndihmën e policisë së Kosovës.
Nga pala kosovare, sipas TvKlan, është kërkuar të vihen në dispozicion disa qen të stërvitur për të tilla operacione. Prej datës 10 prill, policia ka kryer pa ndërprerje kontrolle në disa fshatra të Ksamilit e Sarandës.
Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”, i dënuar disa here ishte i dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. Ndërsa Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, i dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”, është ndaluar edhe disa herë nga Policia me kanabis.