Në ditën e 20-të të zhdukjes së dy personave në Sarandë, policia nuk ka ende asnjë pistë zyrtare për zbulimin e fatit të tyre.
Leonard Thodhori i njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovari rezultojnë të zhdukur prej gati tre javësh ndërkohë që ngjarja është ende mister.
Sipas burimeve për mediat, mësohet se Koçolja është thirrur në një lokal pak para zhdukjes, ku i është instaluar në telefon një aplikacion me qëllimin që të fliste me një person dhe telefonata të mos përgjohej ndërsa ka marrë edhe një pagesë prej 200 eurosh.
Nuk dihet arsyeja pse ai është shpërblyer me këtë shumë para. Po ashtu mësohet se ai ka pasur konflikt me disa persona të cilët dyshohet se kanë gisht në zhdukjen e tij.
Ai nuk dërgonte shumë të ardhura në shtëpi, por kohët e fundit kishte rënë në sy pasi kishte filluar të lëvizte me një automjet luksoz “Mercedes-Benz” S Class.